Hoxhaj për Eliot Engel: Autoritet i pazëvendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën e shqiptarëve në botë
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka nisur ditën e sotme me një falenderim ndaj kongresmenit Eliot Engel.

Lajme
Hoxhaj, përmes një postimi në “Facebook”, është shprehur përjetësisht falënderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel, i cili ka deklaruar se nuk do të kandidojë më që të jetë pjesë e Kongresit Amerikan.
Kryetari në detyrë i PDK-së, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, ka thënë se Engel është autoritet u pazëvendësueshëm politik e moral për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në Amerikë e më gjerë.
“Përjetësisht falenderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel! ???? Autoritet i pazëvendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në Amerikë dhe më gjerë!”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social “Facebook”. /Lajmi.net/