Hoxhaj: PDK nuk diskuton fare kandidaturën e Vjosa Osmanit, nuk është çështje e jona
Enver Hoxhaj nga PDK-ja, në RTV21 ka deklaruar se emri i Vjosa Osmanit nuk është diskutuar brenda PDK-së dhe se kandidatura e saj për presidente të Kosovës nuk është temë fare në PDK. “Nuk është me Vjosa Osmani dhe nuk kemi qëndrim. Nuk është temë për neve. Në PDK nuk e kemi diskutuar deri më…
Lajme
Enver Hoxhaj nga PDK-ja, në RTV21 ka deklaruar se emri i Vjosa Osmanit nuk është diskutuar brenda PDK-së dhe se kandidatura e saj për presidente të Kosovës nuk është temë fare në PDK.
“Nuk është me Vjosa Osmani dhe nuk kemi qëndrim. Nuk është temë për neve. Në PDK nuk e kemi diskutuar deri më tani. Sa di unë, Vjosa Osmani nuk ka kërkuar mbështetje prej askujt. Në fund të ditës, është në pozitën e presidentit, nuk është temë në tavolinë dhe fare shqetësim ynë. Nuk jam unë për të bërë analiza; deri më tani nuk ka pasur mbështetje për të qenë kandidat, nuk është temë fare në PDK”, tha Hoxhaj.