Hoxhaj: Marrëveshja e Ohrit e shtyu Sllovakinë të mbyllë zyrën në Prishtinë, kaq për politikën e Kurtit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit, ku sipas tij kjo marrëveshje e shtyu Sllovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj e cilësoi si të suksesshme marrëveshjen e vitit 2013 dhe marrëveshjen e Washingtonit, ndërsa Marrëveshjen…

Lajme

23/10/2024 15:36

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit, ku sipas tij kjo marrëveshje e shtyu Sllovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj e cilësoi si të suksesshme marrëveshjen e vitit 2013 dhe marrëveshjen e Washingtonit, ndërsa Marrëveshjen e Ohrit si të pa suksesshme.

Teksa e cilësoi si të pa suksesshme Marrëveshjen  e Ohrit ai tha se ishte edhe e vetme në politikën e jashtme të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.

“Marrëveshja e 2013-ës i hapi rrugë disa njohjeve nga Egjipti deri në Singapor, Pakistan dhe shumë vende të tjera! Marrëveshja e Washingtonit solli njohjen e Israelit, e Marrëveshja e Ohrit shtyu Slovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë dhe ta mbulojë Kosovën nga Beogradi. Kaq për politikën e jashtme të Albin Kurtit”, ka shkruar Hoxhaj. /Lajmi.net/