Hoxhaj: Lajm i mrekullueshëm njohja e Kosovës nga Sudani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pak më parë dha lajmin se Sudani ka njohur shtetësinë e Kosovës. Ish Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj falenderoi dhe uroi presidenten për punën e saj për arritjen e sigurimit të kësaj njohje për shtetin e Kosovës, transmeton lajmi.net. “Mirënjohës ndaj Sudanit për këtë vendim të drejtë dhe falënderues ndaj…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pak më parë dha lajmin se Sudani ka njohur shtetësinë e Kosovës.
Ish Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj falenderoi dhe uroi presidenten për punën e saj për arritjen e sigurimit të kësaj njohje për shtetin e Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Mirënjohës ndaj Sudanit për këtë vendim të drejtë dhe falënderues ndaj Presidentes Osmanit për përkushtimin e saj personal!”, ka thënë Hoxhaj./Lajmi.net/