Hoxhaj: Jemi në sanksione – kemi pasur një qeveri që e ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është shprehur se kjo qeveri e përfundon mandatin nën sanksione. Sipas tij, kemi pasur që qeveri e cila siç u shpreh ai, e ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor të vendit. “Kjo qeveri e përfundon mandatin nën sanksione. Ne jemi në sanksione se në fund të ditës e kemi pasur…

Lajme

14/01/2025 22:06

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është shprehur se kjo qeveri e përfundon mandatin nën sanksione.

Sipas tij, kemi pasur që qeveri e cila siç u shpreh ai, e ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor të vendit.

“Kjo qeveri e përfundon mandatin nën sanksione. Ne jemi në sanksione se në fund të ditës e kemi pasur një qeveri e cila e ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor të këtij vendi”.

“Ajo se çfarë duhet ta kuptojnë qytetarët e Kosovës është se nëse nxirret një bilanc se çfarë ka ndodhur në këto tri vite dhe nëse nxirret një bilanc për sjelljen tonë politike në këto 25 vite apo këto 35 vite, për herë të parë e kemi një klasë politike, e kemi një parti politike, e kemi një individ i cili e ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor të Kosovës”, u shpreh Hoxhaj në Klan Kosova.