Hoxhaj e krahason Daçiqin me Millosheviqin
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është përplasur me shefin e diplomacisë serbe Ivica Dacic gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit në Varshavë të Polonisë.
Lajme
Ai e ka krahasuar me Sllobodan Miloshevicin sjelljen dhe diskursin e Dacic në raport me Kosovën dhe përpjekjet e tij për ta penguar Kosovën në forcimin e shtetësisë dhe integrimit në BE.
“Unë fola për rikthimin e historisë. Por nuk e imagjionva ta shoh Dacicin e rikthyer. E mbaj mend atë në vitet 90-ta kur ishte zëdhënës i Millosheviqit, i një regjimi që i ka bërë aq dëme Ballkanit dhe Kosovës. Është për keqardhje kur e shoh Ivica Dacic si flet dhe sillet. Deshti apo jo, Kosova është e pavarur dhe do të jetē çdo herë e tillë” ka thënë Hoxhaj.
“Serbia është përgjegjëse për katër luftëra si kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës dhe asnjëherë nuk e kanë marrë përgjegjësinë! Nuk ka pajtim pa marre përgjegjësi Beogradi” ka theksuar Hoxhaj.
Në njoftimin e MPJ’së që i është shpërndarë mediave, Dacic në fjalimin e tij më shumë ishte ankuar në BE-në se herë përpiqet ta trajtoj Kosovën si gjoja rast të veçantë e në anën tjetër këtu në Varshavë e trajton si shtet.
Veçmas Daçicit i ka penguar takimi i javës së kaluar i Stabillizim Asocimit Kosovë-BE në Bruksel.
Ministrat e Jashtëm nga Europa Qendore dhe Juglindore janë mbledhur në Varshavë ku diskutohen sfidat e sigurisë së rajonit dhe nevoja e bashkëpunimit me BE’në me qëllim të parandalimit të kërcënimeve të shumta.
Në takim pritet të marrë pjesë edhe Federic Mogherini. Takimi është ftuar nga Ministri i Jashtëm i Polonisë Witold Waszczykoëski. Vendeve të Visegradit Republikës Ceke, Sllovakisë dhe Hungarisë u janë bashkuar edhe ministrat nga vendet e Ballkanit përfshirë edhe Hoxhajn. Temat që priten të diskutohen kanë të bëjnë me migracionin, krimin e organizuar, radikalizmin, terrorizim dhe kërcënimet të ndryshme.