Hoxhaj arrin në Itali, merr pjesë në Samitin e Triestës

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj me anë të një postimi në tëitter ka konfirmuar se  ka arritur në Itali, para Samiti të Triestës i cili fillon nesër.

Lajme

11/07/2017 17:12

Ky samit organizohet nga Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe shtetet përfaqësohen nga kryeministrat, raporton lajmi.net

“Në Itali për të marrë pjesë në Samitin e Triestës. Kemi përpara një agjendë të zënë me takime me udhëheqësit rajonal dhe evropianë”, ka shkruar Hoxhaj në twitter.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me zyrën e kryeministrit, për të kuptuar nëse atje do të jetë edhe Isa Mustafa, por që nuk ka arritur të sigurojë asnjë përgjigje.

Ky samit do të ketë në fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal. /Lajmi.net/