Hoxha tha se Shkurte Fejza “s’ështe fetare, ka me vdekë” – Reagon burri i këngëtarës
Hoxha Shefshet Krasniqi pak ditë komentoi presonalitetin e këngëtarës së shquar shqiptare të muzikës popullore, Shkurte Fejza. “Muzika në përgjithësi për mua është diçka jo e pëlqyeshme, sepse fetarisht s’është e pëlqyeshme, e tani ajo dallon shkallë-shkallë. Mua më intereson teksti, tani në bazë të tekstit mund ta vlerësoj. Shkurta në përgjithësi tekstet i ka…
Lajme
Hoxha Shefshet Krasniqi pak ditë komentoi presonalitetin e këngëtarës së shquar shqiptare të muzikës popullore, Shkurte Fejza.
“Muzika në përgjithësi për mua është diçka jo e pëlqyeshme, sepse fetarisht s’është e pëlqyeshme, e tani ajo dallon shkallë-shkallë. Mua më intereson teksti, tani në bazë të tekstit mund ta vlerësoj. Shkurta në përgjithësi tekstet i ka të mira, e mua më dhimbset qëkjo Shkurta shumë se duket me kanë një grua e mirë, që nuk është edhe fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por pak është. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur e kombit tonë, me qenë edhe fetare sepse edhe Shkurta ka me vdek si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë oj motër, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”, kishte thënë Krasniqi në një nga televizonet e vendit, shkruan lajmi.net.
Për këto deklarata të imamit, lajmi.net ka marrë edhe reagimin e burrës së Fejzës, Hajrush Behluli.
Ai tha se jeta e tyre personale nuk lidhet asgjë me atë të klerikut në fjalë ose të tjerëve.
“Çka i intereson atij se çfarë bindje fetare kemi, çdo gjë është personale, nuk kemi kurgjo të përbashkët me ta”, tha ai.
Tutje ai tha se janë duke punuar në zanatin që e ushtrojnë për afro 5 dekada.
“Na i kemi puntë tona, e kemi programin tonë me çka merremi që 50 vite, nuk kemi të përbashkët asgjë me këta”, u shpreh Behluli./Lajmi.net