Hoxha: Populli vendosi, PDK qëndroi – Uroj që Kosova t’i ketë institucionet dhe jeta publike të normalizohet

Kandidatja e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar sot pasi janë shpalluar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të djeshme nacionale në vend. Ajo ka thënë se pas përfundimit të zgjedhjeve, populli ka vendosur dhe PDK qëndroi. Hoxha ka uruar fituesin për rezultatin, shkruan lajmi.net. “Uroj që Kosova t’i ketë institucionet dhe jeta publike të normalizohet. Përgjegjësia, llogaridhënia…

Lajme

29/12/2025 09:24

Kandidatja e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar sot pasi janë shpalluar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të djeshme nacionale në vend.

Ajo ka thënë se pas përfundimit të zgjedhjeve, populli ka vendosur dhe PDK qëndroi.

Hoxha ka uruar fituesin për rezultatin, shkruan lajmi.net.

“Uroj që Kosova t’i ketë institucionet dhe jeta publike të normalizohet. Përgjegjësia, llogaridhënia dhe transparenca mbi proceset dhe vendimarrjen publike duhet të kthehet në vend. Kosova është mbi të gjitha”, ka shkruar Hoxha në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i saj: