Hoxha: Po të isha në vend të Kurtit, bisedimet e para do t’i nisja me Gjinin e Aleancës
Analisti Ylli Hoxha, në studion e Debat Plus në RTV Dukagjini, duke komentuar se kush do të mbetet në opozitë e kush në pushtet pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ka thënë se, po të ishte në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, do të insistonte që bisedimet e para t’i zhvillonte me Aleancën që udhëheq Ardian…
Lajme
Analisti Ylli Hoxha, në studion e Debat Plus në RTV Dukagjini, duke komentuar se kush do të mbetet në opozitë e kush në pushtet pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ka thënë se, po të ishte në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, do të insistonte që bisedimet e para t’i zhvillonte me Aleancën që udhëheq Ardian Gjini.
“Gjasat për sukses në këto negociata varen edhe nga presioni që i bën të dyja palëve dhe palët njëra-tjetrës. Dhe nëse ti nuk arrin, si bartës i negociatave, me e shty edhe LDK-në sepse e ke në opsion PDK-në, ose me e shty PDK-në se e ke në opsion koalicionin me LDK-në, ti realisht je duke negociuar keq.”
“Zotit Kurti do t’i ndihmonte në negociatat e tij po t’i hapte dy frontet negociatore dhe do ta pengonte e do ta bënte negociator shumë më të dobët po të negocionte vetëm me një subjekt politik dhe të kufizohej vetëm në njërin, duke thënë: ‘vetëm me këtë’”, ka thënë Hoxha.
Ai tutje është shprehur se kushtet e Aleancës nuk janë shumë problematike për t’u negociuar, pasi, në një formë apo tjetër, ato janë edhe kushte të subjekteve të tjera politike.