Hoxha: Po mungon reagimi i SHBA-së për krizën politike në vend
Analisti politik Ylli Hoxha ka ngritur shqetësimin për mungesën e angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Hoxha deklaroi se, ndonëse faktorët ndërkombëtarë janë të pranishëm, roli i SHBA-së po mungon dukshëm. “Nuk është që nuk po përzihet faktori ndërkombëtar. Por kemi një faktor ndërkombëtar që nuk po…

Lajme
Analisti politik Ylli Hoxha ka ngritur shqetësimin për mungesën e angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Hoxha deklaroi se, ndonëse faktorët ndërkombëtarë janë të pranishëm, roli i SHBA-së po mungon dukshëm.
“Nuk është që nuk po përzihet faktori ndërkombëtar. Por kemi një faktor ndërkombëtar që nuk po përzihet hiq, edhe pse është më i rëndësishëm,” theksoi Hoxha në Dukagjin. duke shtuar se ambasadori gjerman, si dhe ambasadat franceze dhe turke kanë qenë aktivë gjatë kësaj krize politike në Kosovë.
Sipas tij, roli i Ambasadës Amerikane ka qenë jashtëzakonisht i zbehtë. “Kryesisht aktivitete të zëvendësshefes, dhe gati problem me gjet një deklaratë të saj për çështjen politike,” tha Hoxha, duke e krahasuar këtë qasje me të kaluarën kur SHBA-ja “ka qenë e para që ka paraprirë dhe ka nxitur reagimin e të tjerëve.”