Hoxha për Kurtin: Ka mbet t’u kqyr prapa ‘A erdh Vetoni?’, ‘A erdh Duda?’
Opinionisti Ylli Hoxha lexoi kundërthënie të mëdha te Albin Kurti, i cili supozohet të ndërtojë qeverinë e re të vendit të dalë nga zgjedhjet e para mëse dy muajve. Hoxha tha se as Kurti vetë “nuk e di” a i ka nesër 61 vota për një shumicë të thjeshtë parlamentare në seancën konstitutive. “Problemi nuk…

Lajme
Opinionisti Ylli Hoxha lexoi kundërthënie të mëdha te Albin Kurti, i cili supozohet të ndërtojë qeverinë e re të vendit të dalë nga zgjedhjet e para mëse dy muajve.
Hoxha tha se as Kurti vetë “nuk e di” a i ka nesër 61 vota për një shumicë të thjeshtë parlamentare në seancën konstitutive.
“Problemi nuk është këtu, apo e braktis apo jo? Problemi zmadhohet, sepse dy muaj pas zgjedhjeve njeri që është në Zyrë të Kryeministrit nuk e di a ka me qenë kryeministër ajo. Nuk e ka të qartë. Ai njeri nuk e din nesër kur të shkon në seancë nuk e di a i ka 61 numra a nuk i ka.
Mbet t’u kqyr përmbrapa, ‘A erdh Vetoni?’, ‘A erdh Duda?’, a qe dy muaj na thotë i kam numrat. Qe do muaj thotë ‘jah more, me partitë e stërvjetëruara nuk flas’. As me NISMA-n thotë nuk flas. Vjen Ministrja e Drejtësisë thotë ‘nuk kemi diskutuar fare me Nisma’”, tha ai në Dukagjin.