Hoxha pas dëshmisë së Vasfije Krasniqit në Kongresin Amerikan: Krimi nuk vjetërohet kurrë

21:07 | 30 Prill 2019

Sot, para Komisionit të Kongresit Amerikan, ka dëshmuar për dhunën dhe tmerrin që ka përjetuar, Vasfije Krasniqi-Godman, me këtë rast, Ministrja Dhurata Hoxha, ka falënderuar Kongresin Amerikan “që riktheu vëmendjen për tmerrin dhe krimin që përjetuan qytetarët tanë nga kriminelët”.

Madje, Ministrja Hoxha cek se krimi nuk vjetrohet kurrë.

Ja postimi i Ministres Hoxha në Facebook:

“Para Kongresit Amerikan, heroina Vasfije Krasniqi-Godman, dëshmoi për dhunën që ka përjetuar, para dy dekadash.
Sikur Vasfija, janë edhe me mijëra raste tjera, të cilat nuk kanë marrë dënimin meritor nga drejtësia.
Falënderim për Kongresin Amerikan që riktheu vëmendjen për tmerrin dhe krimin që përjetuan qytetarët tanë nga kriminelët.
Krimi nuk vjetrohet kurrë!”
#DhurataHoxha”.