Hoxha në Mitrovicë: Ndryshimi vjen me Valdeten dhe me të rinjtë

Në një atmosferë rinore, sot ministrja Dhurata Hoxha dhe kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, kanë takuar të rinjtë e Mitrovicës, me të cilët bashkëbiseduan për ndryshimin që po vije.

Lajme

24/09/2017 19:41

Në një postim në rrjetin social, Hoxha ka theksuar se me rininë dhe vizionin e PDK-së, vjen ndryshimi për Mitrovicën, me Valdete Idrizin kryetare.

Ky është postimi i plotë i ministres Hoxha:

“Me të rinjtë e Mitrovicës, së bashku me kandidaten për kryetare, Valdete Idrizin, ritheksuam se ndryshimi vjen me neve, me rininë, unitetin e dijes, përvojës dhe vullnetit.

Rinia ka vullnet për ndryshim, ashtu si Valdetja dhe krejt PDK-ja në çdo qytet të Kosovës, gati për sfidën e pushtetit lokal. Punësimi, është prioritet dhe Valdete Idrizi ka vizion për të rinjtë dhe punësimin.

Rinia u tha në takim, e ritheksuan fuqishëm se e do ndryshimin, atë në komunën e Mitrovicës e sjell Valdete Idrizi!”

#ForcaENdryshimit  #PDK94

22047324_10213654510627811_1894411917_o