Hoxha mban takim me drejtorët rajonalë të policisë, flasin për planet operative “Goditja” dhe “Targeti”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel, Gazmend Hoxha, ka mbajtur një takim pune me drejtorët rajonal të drejtorive rajonale policore si dhe me divizionin e trafikut. Sipas njoftimit të PK-së, në këtë takim u diskutua për tema të ndryshme që prekin fushën e sigurisë, ndër të tjera për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin…

Lajme

22/09/2023 19:28

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel, Gazmend Hoxha, ka mbajtur një takim pune me drejtorët rajonal të drejtorive rajonale policore si dhe me divizionin e trafikut.

Sipas njoftimit të PK-së, në këtë takim u diskutua për tema të ndryshme që prekin fushën e sigurisë, ndër të tjera për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e veprimtarive kriminale dhe uljen e trendit të krimit, sigurinë në trafik, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e prezencës policore.

Gjatë këtij takimi u vlerësua se Plani Operativ ‘Goditja’ ka treguar dhe dhënë rezultate pozitive në fusha të ndryshme, ku u vlerësua që të vazhdohet edhe me plane konkrete në të ardhmen me qëllim të arritjes së objektivave strategjike dhe operative të PK-së.” – thuhet në njoftim.

Ndër të tjera u bë e ditur se në takim u diskutua edhe për hartimin e Urdhrit Operativ “Targeti” me qëllim të arritjes se rezultateve pozitive në vazhdimësi në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Me qëllim të arritjes se rezultateve pozitive në vazhdimësi në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e veprimtarive kriminale dhe uljen e trendit të krimit, sigurinë në trafik, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e prezencës policore është hartuar Urdhri Operativ ‘Targeti’, i cili pritet të hyj në implementim e përmes së cilit parashihen veprime konkrete policore në të gjitha nivelet dhe rajonet policore.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.