“Erdhi koha të pastrohen strukturat paralele edhe në Kushtetuese”, ka shkruar Hoxha në Facebook.
Hoxha i VV-së i del në krah Vjosa Osmanit për rastin e gjyqtarit Llaban
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën gjatë një konference për media se e ka tërhequr kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik. Afati i përcaktuar nga gjykata për konstituimin e Kuvendit. Ajo tha se…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën gjatë një konference për media se e ka tërhequr kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik. Afati i përcaktuar nga gjykata për konstituimin e Kuvendit.
Ajo tha se arsyeja e tërheqjes së kërkesës së saj është gjyqtari serb në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Llaban, të cilin sipas informacioneve që Osmani thotë t’i ketë përbën rrezik për sigurinë kombëtare.
E Vjosa Osmani mori mbështetje për këtë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Elvis Hoxha nga LVV e ka lidhur këtë me pastrim të strukturave paralele edhe në Gjykatën Kushtetuese.