Hoxha e PDK-së, kritikon Deharin i cili nuk kërkoi një minutë heshtje në nderim të Kaqusha Jashari

Deputetja e zgjedhur e kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka reaguar duke shprehur pakënaqësi mbi mënyrën sesi sot kryesuesi, Avni Dehari nisi seancën konstituive. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Hoxha ka thënë se Dehari nuk kërkoi as një minutë heshtje, në nderim për figurën e aktivistes…

Lajme

07/05/2025 12:47

Deputetja e zgjedhur e kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka reaguar duke shprehur pakënaqësi mbi mënyrën sesi sot kryesuesi, Avni Dehari nisi seancën konstituive.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Hoxha ka thënë se Dehari nuk kërkoi as një minutë heshtje, në nderim për figurën e aktivistes Kaqusha Jasharit, e cila dje u nda nga jeta.

“Sot, z.Dehari kryesuesi (i përkohshëm) i Kuvendit të Kosovës nuk qe në gjendje të thërras për një minutë nderim për figurën e zonjës Kaqusha Jashari – deputete e po këtij kuvendi dhe jo vetëm si dhe nënshkruese e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Deputetja e PDK-së, po ashtu kritikoi duke thënë se çfarë ndodhi sot në kuvend tregon për respektin ndaj kontribuesve në dhe për këtë vend

“Kaq për respektin ndaj kontribuesve në dhe për këtë vend.

Çfarë kulture është kjo?

Çfarë trashëgimie prodhon kjo?

Çfarë kujtese kolektive”, ka shkruar Hoxha. /Lajmi.net/