Hoxha e PDK-së i reagon VV-së: Po shfrytëzon hapësirat e Fakultetit të Arkitekturës për aktivitete partiake

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i ka reaguar VV-së pasi kjo parti mbledhjen e Këshillit të GVV-së sot e ka mbajtur në ambientet e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës. Ajo ka bërë me dije se shfrytëzimi i hapësirave të universiteteve publike për aktivitete partia është për keqardhje. “Më vjen keq për Fakultetin e…

Lajme

31/05/2025 15:15

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i ka reaguar VV-së pasi kjo parti mbledhjen e Këshillit të GVV-së sot e ka mbajtur në ambientet e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës.

Ajo ka bërë me dije se shfrytëzimi i hapësirave të universiteteve publike për aktivitete partia është për keqardhje.

“Më vjen keq për Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës që tash e sa herë rradhazi e vë në shfrytëzim hapësirën e Modeliariumit për aktivitetet partiake të Lëvizjes Vetvendosje”, ka shkruar ajo.