Hoxha: Bullgaria është mbështetëse e Kosovës në planin për zgjerim

Ministrja e Integrimit Evropian përmes një komunikate për media ka njoftuar se ministrja Dhurata Hoxha, në takim me Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dimitrov Dantchev, ka thënë se Kosova duhet të ketë afat kohor dhe të përfshihet në planet konkrete të zgjerimit, aplikimi për statusin e vendit kandidat si dhe proceset tjera të rëndësishme për vendin.

Lajme

26/01/2018 12:24

“Kam kërkuar vazhdimisht qe Kosova të ketë afatet kohore dhe të përfshihet në të gjitha nismat dhe planet për zgjerim. Brenda shtetit tonë ka konsensus në aspektin e integrimit. Është për keqardhje që Kosova është e fundit në Ballkan brenda këtij procesi. Kemi dinamizim dhe intensifikim të procesit integrues, në të gjitha nivelet. Çdo strategji që bën fjalë për integrimin e Ballkanit perëndimor pa Kosovën, nuk do të ishte e plotë dhe nuk do te kishte kuptim”, ka theksuar Hoxha.

Ndërsa ambasadori bullgar, Dantchev, vendi i të cilit tashmë ka edhe kryesimin e të Këshillit të Bashkimit Europian, ka konfimuar mbështetjen e mëtejme të Bullgarisë tëpalëkundshme në rrugën evropiane të Kosovës, duke theksuar se e ardhmja e Kosovës është e sigurt.

“Kosova ka të ardhme të sigurt Evropiane, shtetet mike të saja e në këtë rast edhe Bullgaria do të jenë çdo herë përkrah Kosovës në këtë proces. Tashmë jeni dëshmitarë që Kosova ka rikonfirmuar se është e gatshme të përballet me sfidat dhe të gjej zgjidhej për to”, ka theksuar ambasadori Dantchev.