Hoxha: Arma me të cilën u krye vrasja e rreshterit Lika s’është gjetur ende

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha është deklaruar në lidhej me detajet e fundit sa i përket të arrestuarve si të dyshimtë në planifikimin dhe vrasjen e zyrtarit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Ndër të tjerash Hoxha tha se disa nga të arrestuarit e sotëm ishin të përfshirë e të arrestuar në…

Lajme

21/04/2025 12:05

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha është deklaruar në lidhej me detajet e fundit sa i përket të arrestuarve si të dyshimtë në planifikimin dhe vrasjen e zyrtarit policor Muhamed Lika në Kaçanik.

Ndër të tjerash Hoxha tha se disa nga të arrestuarit e sotëm ishin të përfshirë e të arrestuar në rastin e djegies së degës së Gjykatës së Ferizajt në Kaçanik.

“Rreshteri jonë ka qenë në detyrë zyrtare kur kanë ndodhur këto rast, e ka qenë në hetime. Pra disa prej tyre kanë qenë të arrestuar nga rastet e mëhershme që lidhen edhe me djegien e gjykatës në Kaçanik”, deklaroi ai.

Po ashtu Hoxha tha se ka dyshime fillestare për motivin që vrasja e tij lidhej me punën zyrtare, por mbetet të vërtetohet.

“Kemi dyshimet fillestare që vrasja e tij ndërlidhet me punën e tij zyrtare- mbetet me u vërtetu pra.Të mos e marrim si punë të kryer që kjo është e saktë pra motivi”,shtoi ai.

Hoxha deklaroi se arma me të cilën është kryer vrasja nuk është gjetur ende.

“Arma që është kryer vepra nuk është gjetur ende, por mbetet të shihet pasi hetimet do të jenë edhe më të thellë gjatë orëve dhe ditëve në vijim. Këta persona disa nga ta kanë qenë të arrestuar në këtë rast dhe të njëjtit janë të arrestuar edhe sot që dyshohet se janë të përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e rreshterit tonë.Ata janë arrestua janë mbajtur në paraburgim, gjykata nuk e ka marrë ende vendimin e prerë”,shtoi ai./Lajmi.net/