Hoxha: 50 ditë humbje, zero përparim për krijimin e qeverisë

Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se deri më tani nuk ka përparim lidhur me krijimin e qeverisë. “50 ditë jemi zero, asnjë hap përpara, madje as ftesë të Presidentes për seancë konstitutive, kjo ish dashtë me ndodh automatikisht. Është kohë shumë e gjatë që në një demokraci të humben 50 ditë pa idenë bazike qysh…

Lajme

31/03/2025 21:58

Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se deri më tani nuk ka përparim lidhur me krijimin e qeverisë.

“50 ditë jemi zero, asnjë hap përpara, madje as ftesë të Presidentes për seancë konstitutive, kjo ish dashtë me ndodh automatikisht. Është kohë shumë e gjatë që në një demokraci të humben 50 ditë pa idenë bazike qysh kanë mu bë institucionet”, ka thënë ai.

Tutje Hoxha ka thënë se në debatin publik Nismës po i bëhet një “ngarkesë e shtuar”.

“Po ashtu po më duket që është ngarkesë e padrejtë edhe LDK-së që po i bëhet në debatin publik”, ka thënë Hoxha në Dukagjin.

Hoxha ka thënë se Kushtetuta përcakton me saktësi se si duhet të shkoj procedura, pra fillimisht të thirret seanca konstituive e kuvendit e pastaj nëse është gjithçka në rregull, pra nëse Kurti i ka numrat mund menjëherë të thërras seancën tjetër dhe të bëhet qeveria e re.