Hovenier: SHBA-të po punojnë ngushtë me institucionet e Kosovës për të gjetur përgjegjësit e sulmit në “Ibër Lepenc”

Ambasadorët e QUIN-it mëngjesin e sotëm kanë takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Pas përfundimit të takimit, ambasadori i Amerikës, Jeffrey Hovenier është deklaruar para mediave. Ndër të tjerash në këtë deklarim, ambasadori Hovenier tha se sulmi në “Ibër Lepenc” ka targetuar infrastrukturën kritike të Kosovës, teksa e quajti këtë sulm të papranueshëm. Ai tha…

Lajme

02/12/2024 10:45

Ambasadorët e QUIN-it mëngjesin e sotëm kanë takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Pas përfundimit të takimit, ambasadori i Amerikës, Jeffrey Hovenier është deklaruar para mediave.

Ndër të tjerash në këtë deklarim, ambasadori Hovenier tha se sulmi në “Ibër Lepenc” ka targetuar infrastrukturën kritike të Kosovës, teksa e quajti këtë sulm të papranueshëm.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë ngushtë me institucionet e Kosovës për të gjetur personat përgjegjës për këtë sulm të papranueshëm, raporton lajmi.net.

I pyetura nëse Serbia mund të mbahet përgjegjëse për sulmin, Hovenier tha se është herët që të dihet saktë se kush ka pasur gisht në sulm.

“Në këtë pikë, Amerika nuk është në pozitë të thotë kush është prapa sulmit, duhet hetim i kujdesshëm, ne ofrojmë përkrahjen për autoritetet e Kosovës, një hetim kredibil dhe autorët të gjenden. Nuk mund të themi kush është përgjegjës, dhe nuk jemi në pozitë të përjashtojmë asnjë grup, është shumë herët. Nuk e dimë ende”, tha më tutje ambasadori./Lajmi.net/