Hovenier ngushëllon për vdekjen e Kaidanow: Ambasadorja Kaidanow la një trashëgimi të qëndrueshme në rajon , veçanti në përkrahajen e popullit të Kosovës

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka shkruar në lidhje me vdekjen  ish-ambasadores amerikane, Tina Kaidanow,duke thënë se ambasadorja Kaindanow la një trashëgimi të qëndrushme në rajon. Hovenier tha për ish ambasadoren Kaidanoë i kushtoi karrierën për paqen dhe sigurinë në veçanti për popullin e Kosovës. Tutje Hovenier shprehu ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre…

Lajme

17/10/2024 14:17

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka shkruar në lidhje me vdekjen  ish-ambasadores amerikane, Tina Kaidanow,duke thënë se ambasadorja Kaindanow la një trashëgimi të qëndrushme në rajon.

Hovenier tha për ish ambasadoren Kaidanoë i kushtoi karrierën për paqen dhe sigurinë në veçanti për popullin e Kosovës.

Tutje Hovenier shprehu ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën.

‘’Një anëtare karriere e shërbimit diplomatik të SHBA-së, Ambasadorja Kaidanow la një trashëgimi të qëndrueshme në rajon, pasi ajo ia kushtoi karrierën e saj avancimit të paqes dhe sigurisë, në veçanti duke mbështetur popullin e Kosovës për të arritur vizionin e tyre për një demokraci sovrane, multietnike dhe të suksesshme. Do të na mungojë shumë. I dërgojmë ngushëllimet tona familjes së saj dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin.’’-shkroi Hovenier në platformën ”X”./Lajmi.net/