Hovenier dënon sulmet në veri: Përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë së Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar sulmet e grupeve të maskuara ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në veri. Përmes një reagimi në Twitter, Hovenier është shprehur se përgjegjësit duhet të sillen para sistemit të drejtësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net. “SHBA i bashkohet #EULEX-it në dënimin e fuqishëm…

Lajme

11/12/2022 12:38

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar sulmet e grupeve të maskuara ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në veri.

Përmes një reagimi në Twitter, Hovenier është shprehur se përgjegjësit duhet të sillen para sistemit të drejtësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

“SHBA i bashkohet #EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEXIT, mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar të sigurisë janë të papranueshme dhe autorët duhet mbajtur përgjegjës përmes sistemit kosovar të drejtësisë”, ka shkruar Hovenier.

Kujtojmë se mbrëmë është sulmuar me shok-bombë një patrullë e EULEX-it në Rudarë, por që nuk pati të lënduar, ndërsa ditë më parë një pjesëtar i Policisë së Kosovës është plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri ndaj një patrulle të policisë në veri. /Lajmi.net/