Hoti thotë se rasti i gylenistëve mund ta dëmtojë rrugëtimin drejt BE-së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar rreth deportimit të gjashtë shtetasve turq.

Lajme

12/03/2019 15:23

Hoti ka thënë se me deportimin e shtetasve turq janë gjetur 31 shkelje nga Komisioni Hetimor, që dëshmon që institucionet e Kosovës kanë shkelur të drejtat e njeriut, përcjell lajmi.net.

“Reagimet e ambasadave të vendeve mike dëshmojnë për seriozitetin e shkeljeve dhe dëmeve që i janë bërë rendit demokratik me këtë rast.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i plotë:

Në deportimin e gjashtë shtetasve turq, 31 gjetjet e Komisionit Hetimor dëshmojë se institucionet e Kosovës nuk i kanë respektuar të drejtat e njeriut, duke shkelur procedurat ligjore dhe parimet evropiane për çështje të tilla.

Ne kemi ndërmarrë veprime konkrete institucionale rreth këtyre shkeljeve, me gjithë pengesat në Kuvend për të quar këtë çështje deri në fund.

Reagimet e ambasadave të vendeve mike dëshmojnë për seriozitetin e shkeljeve dhe dëmeve që i janë bërë rendit demokratik me këtë rast.

Ky rast mund ta dëmtojë rrugëtimin tonë drejtë BE-së. /Lajmi.net/