Hoti thotë se në periudhën janar-maj të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar, importi i mallrave nga Serbia është rritur për 117%
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar sot në lidhje me importin e mallrave nga Serbia. Ai ka thënë se në periudhën janar-maj 2025, pra 5 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, importi i mallrave në Kosovë nga Serbia është rritur për 117%. “Nga 42.08 mil. euro…

Lajme
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar sot në lidhje me importin e mallrave nga Serbia.
Ai ka thënë se në periudhën janar-maj 2025, pra 5 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, importi i mallrave në Kosovë nga Serbia është rritur për 117%.
“Nga 42.08 mil. euro të importuara gjatë muajve Janar-Maj 2024, importet janë rritur në 91.37 mil. euro për muajt Janar-Maj 2025. Duke pasur parasysh natyrën e mallrave që importohen nga Serbia, ka shumë gjasa që prodhimi vendor të jetë zvogëluar për shumën e rritur të importit nga Serbia”, ka shkruar Hoti. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Hotit: