Hoti thotë se Murati është fajtor që nuk janë ekzekutuar pagat: Si mund të mbajnë shtet këta kur bëjnë lëshime të tilla?

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar sot pasi dje nuk janë ekzekutuar pagat për punëtorët e sektorit publik. Ai ka thënë se fajtori për këtë është ministri i Financave, Hekuran Murati, shkruan lajmi.net. Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Ministri i Financave edhe të dielën ishte shumë i angazhuar me inxhiniering të…

Lajme

01/10/2024 10:54

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar sot pasi dje nuk janë ekzekutuar pagat për punëtorët e sektorit publik.

Ai ka thënë se fajtori për këtë është ministri i Financave, Hekuran Murati, shkruan lajmi.net.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Ministri i Financave edhe të dielën ishte shumë i angazhuar me inxhiniering të shifrave ekonomike për të portretizuar mesazhet politike, të cilat atij dhe ministrave të tjerë ua dikton partia. Por, nuk e kishte idenë se ditën tjetër nuk do të ekzekutoheshin pagat për rreth 85 mijë zyrtarë në sektorin publik. Kjo sjellje është neglizhencë ndaj detyrave ligjore që ka Ministri i Financave”.

“Më e pakta që ai do të duhej të bënte është informimi paraprak se pagat nuk do të ekzekutohen, si dhe sqarimet për arsyet dhe hapat e ndërmarrë për zgjidhjen e çështjes. Tendenca për të vendosur kontrollin mbi administratën shtetërore, duke lënë me ushtrues detyre pozitat kryesore po shkon në dëm të zyrtarëve shtetërorë dhe gjithë administratës. Si mund të mbajnë shtet këta kur bëjnë lëshime të tilla?”, ka shkruar Hoti në Facebook./Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë: