Hoti takon shefen në detyrë të Zyrës së BE-së në Kosovë, flitet për përmbushjen e obligimeve nga Plani i Rritjes
Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka pritur në takim Shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova. Hoti ka theksuar në takim përkushtimin e Ministrisë për përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga Plani i Rritjes, dhe zbatimin e programeve aktuale që bien në…
Lajme
Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka pritur në takim Shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.
Hoti ka theksuar në takim përkushtimin e Ministrisë për përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga Plani i Rritjes, dhe zbatimin e programeve aktuale që bien në fushën e Ministrisë, si Skema Garancisë Rinore, duke u zotuar për angazhim maksimal në bashkëpunim me të gjithë mekanizmat relevantë dhe në koordinim të ngushtë me institucionet e Bashkimit Evropian.
Ai ka nënvizuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërinstitucional, me qëllim që zbatimi i masave legjislative dhe atyre zbatuese të realizohet në përputhje me afatet e përcaktuara kohore.
“Palatova e uroi Ministrin Hoti për detyrën dhe rikonfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për institucionet e Kosovës në përmbushjen e reformave që dalin nga Plani i Rritjes, veçanërisht në këtë fazë të rëndësishme të zbatimit. Takimi u përmbyll me dakordimin që të thellohet bashkëpunimi dhe të intensifikohet koordinimi në funksion të avancimit të reformave dhe përmbushjes së prioriteteve të përbashkëta”, ka njoftuar Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: