Hoti: Subvencionet duhet të indeksohen me rritjen e çmimeve të inputeve bujqësore për të mbrojtur fermerët
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kërkuar që subvencionet për kulturat bujqësore të indeksohen sipas rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore, duke vlerësuar se kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur fermerët dhe prodhimin vendor. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se tash e dy vjet ka…
Lajme
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kërkuar që subvencionet për kulturat bujqësore të indeksohen sipas rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore, duke vlerësuar se kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur fermerët dhe prodhimin vendor.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se tash e dy vjet ka ngritur vazhdimisht çështjen e rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore, përfshirë plehrat, farërat, pesticidet dhe derivatet.
Sipas tij, rritja e çmimeve të këtyre inputeve ka qenë dukshëm më e lartë sesa trendi afatgjatë i rritjes së çmimeve në ekonominë e vendit.
Hoti theksoi se subvencionet duhet të rriten në përputhje me normën e inflacionit të çmimeve të inputeve bujqësore, në mënyrë që fermerët të mos përballen me barrë shtesë financiare.
“Vetëm kështu mbrohet bujku dhe prodhimi vendor. Përndryshe, do të shohim më shumë ara djerrinë dhe më pak prodhim vendor. Në markete do të mbushen raftet me produkte nga importi”, ka shkruar Hoti. /Lajmi.net/