Hoti: Shqipëria po i dëmton prodhuesit e patateve nga Kosova

Lajme

09/07/2017 16:06

Ministri në detyrë i Financave (MF), Avdullah Hoti, ka thënë se vendosja nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të çmimit referent prej 0.19 euro për patatet nga Kosova që eksportohen në Shqipëri po i dëmton rëndë prodhuesit vendorë.

“Kjo politikë e Qeverisë shqiptare nuk i ndihmon unifikimit të tregut mbarëshqiptar. Ne do ta shqyrtojmë me kujdes këtë veprim të palës shqiptare. Përmes MTI-së kemi kërkuar nga pala shqiptare të heq këto çmime referente menjëherë. Ju kemi kërkuar atyre që për qëllime të llogaritjes se ngarkesës me taksë doganore të përdorin çmimet furnizuese të dëshmuara nga prodhuesit e patates në Kosovë. Nëse nuk ka lëvizje do të shqyrtohen masat e tjera ligjore dhe reciproke për të ruajtur prodhuesit tanë. Në foton në vijim mund të gjeni vendimin e Doganës shqiptare për vendosjen e çmimit referent në patate dhe qepe të reja”, ka shkuar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.