Hoti shpreson në heqjen e vizave, thotë se ka angazhim nga Franca dhe Gjermania
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po shpreson në lajme të mira për liberalizimin e vizave.

Lajme
Ai në një diskutim të organizuar sot nga Qendra Evropiane për Politikë, ka thënë se rrethanat në lidhje me këtë proces kanë ndryshuar, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, tani vërehet një angazhim më i madh nga Franca dhe Gjermania në këtë aspekt.
“Ajo që është ndryshe tani për heqjen e vizave, është angazhimi më i madh i shteteve të BE-së, si Francës dhe Gjermanisë, dhe natyrisht edhe momentum i presidencës gjermane në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.
Hoti tutje ka folur edhe për alternativat që ka Kosova në rrugën e saj ndërkombëtare, duke thënë se BE-ja mbetet e vetmja zgjidhje. /Lajmi.net/
What’s different now on the visa liberalisation decision is the increased engagement of EU countries such as France and Germany, and of course the momentum of @EU2020DE, says Kosovar Prime Minister @Avdullah https://t.co/ykf8WDBRSc
— EuropeanPolicyCentre (@epc_eu) July 23, 2020