Hoti: Sektori prodhues, prioritet i Qeverisë

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka vizituar sot, kompaninë “Eurolona”, në Miradi të Epërme të Komunës së Fushë Kosovës, ku nga pronari i kompanisë, z. Milazim Berisha është njoftuar për të arriturat dhe sfidat me të cilat janë përballur gjatë kohës së pandemisë. Ai në të njëjtën kohë falënderoi Qeverinë për ndihmën e ofruar përmes subvencioneve.

Lajme

01/02/2021 19:23

Hoti tha se kompania ‘’Eurolona’’ është kompani model, derisa theksoi se gjatë vitit 2020 Qeveria ka bërë maksimumin për t’iu dal në ndihmë bizneseve në mënyrë që ta ruajnë numrin e punëtorëve.

Hoti paralajmëroi rishikimin e skemës së granteve, duke premtuar mbështetje të vazhdueshme për rritjen e cilësisë në këtë sektor të prodhimtarisë.

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës në kompaninë Eurolona, në Miradi të Epërme të Komunës së Fushë Kosovës, nga pronari i kompanisë, z. Milazim Berisha u njoftova për të arriturat dhe sfidat me të cilat janë përballur gjatë kohës së pandemisë. Ai më falënderoi për ndihmën që Qeveria u ka ofruar prodhuesve përmes subvencioneve.

‘’Eurolona’’ është kompani model. Sektori i prodhimit është prioritet për Qeverinë. Kemi rishikuar masat e ndërmarra dhe kemi punuar intensivisht për t’ju dalë në ndihmë të gjithë fermerëve dhe prodhuesve përmes granteve dhe subvencioneve, duke dyfishuar subvencionimin për sektorin e bujqësisë.

Qeveria do t’ju krijojë mundësi bizneseve për qasje më të lehtë në Fondin për Garanci Kreditore, që është mundësi e mirë për zhvillim të qëndrueshëm.
#shtetishtet /Lajmi.net/