Hoti publikon pamje pas takimit me Macron

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në profilin e tij zyrtar ka publikuar pamjet nga pritja shtetërore që i është bërë atij nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Lajme

07/07/2020 13:40

Takimi mes tyre ka nisur në orën 11:30 dhe ka zgjatur gati dy orë.

Fillimin e këtij takimi e ka konfirmuar këshilltari për media i kryeministrit, Xhavit Beqiri.

“Në bazë të agjendës takimi do të fillojë në ora 11:30. Pas këtij takimi, zyra e Kryeministrit do të tregojë se për çfarë është diskutuar”, ka treguar Beqiri për lajmi.net.

Takimi Hoti-Macron ishte paralajmëruar të hënën nga kryeministria. /Lajmi.net/