Hoti: Personalitete e krijues si Ismail Kadare nuk vdesin kurrë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare. Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se personalitete e krijues si Ismail Kadare nuk vdesin kurrë. “Vepra e tij është pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe botërore. Ai do të rrojë përgjithmonë me ne dhe brezat…

Lajme

01/07/2024 10:28

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se personalitete e krijues si Ismail Kadare nuk vdesin kurrë.

“Vepra e tij është pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe botërore. Ai do të rrojë përgjithmonë me ne dhe brezat që vijnë. Shqiptarët i kanë dhënë botës një shkrimtar të madh. Ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin botëror të kulturës shqiptare, të traditës, të konceptit të besës, të vuajtjeve të popullit shqiptar nën regjimin komunist, të cilat i ka përshkruar në mënyrë unike”, ka shkruar Hoti.

Hoti ndër të tjera ka shtuar se sot, shqiptarët dhe kultura shqiptare në botë njihen më mirë falë kontributit të tij.

“U prehtë në paqe ky gjeni i letërsisë dhe kulturës shqiptare”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: