Hoti për vendimin e Apelit: Duhet të krijohet qartësia se si të kompensohen pagesat e qytetarëve ëpr rrymën

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është e rëndësishme që të krijohet një qartësi juridike që mundëson kompensimin e qytetarëve për pagesat me rritje të faturave të energjisë elektrike.

Lajme

18/05/2022 16:04

Deklarimet Hoti i bëri në ‘Facebook’, pasi Gjykata e Apelit e vërtetoi atë të Themelores se ZRRE-ja ka bërë shkelje me shtrenjtimin e faturave të energjisë, shkruan lajmi.net.

“Tani është me rëndësi që institucionet përkatëse të krijojnë qartësi juridike se si do të kompensohen qytetarët për pagesat me rritje të faturave të energjisë. ZRRE-ja duhet të marrë vendimet e nevojshme për mënyrën se si do të kompensohen qytetarët”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Postimi i plotë:

Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Themelores – anulohen tarifat e rritura të energjisë elektrike.

Tani është me rëndësi që institucionet përkatëse të krijojnë qartësi juridike se si do të kompensohen qytetarët për pagesat me rritje të faturave të energjisë. ZRRE-ja duhet të marrë vendimet e nevojshme për mënyrën se si do të kompensohen qytetarët.

Sikur të përfilleshin propozimet që i kemi dhënë me kohë, nuk do të vinim në këtë situatë. Për kostot e shkaktuara ndaj mijëra familjeve duhet të ketë përgjegjësi politike. /Lajmi.net/