Hoti për takimin e nesërm me Serbinë: Ekipi ynë është i përgatitur
Nesër pritet që në Bruksel të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës midis Kosovës dhe Serbisë.

Lajme
Para gazetarëve kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë shkurt se pala kosovare është e përgatitur për këtë takim.
“Nesër në Bruksel shkojmë për t’i vlerësuar obligimet financiare, ekipi ynë është i përgatitur. Nesër do t’iu informoj për mbajtjen e takimit”, tha Hoti, shkruan Reporteri.net.
Në këtë takim delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga Koordinatori Shtetëror, Skender Hyseni
Takimi i 29 tetorit vjen pasi ishte shtyrë takimi i paraparë në fund të shtatorit.
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili ndërmjetëson takimet mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë një vizite në Kosovë dhe Serbi para dy javësh kishte deklaruar se dy vendet duhet të konsiderojnë ndryshimin e kushtetutës nëse duan të arrijnë marrëveshje ndërkombëtare për ta përfshirë atë në rendin ligjor dhe kushtetues.