Hoti për rritjen e pensioneve për 20 përqind: Nuk është një rritje reale

Deputeti i kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka pyetur se pse pushteti i rriti pensionet “pas katër vitesh”. Hoti përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo nuk është rritje reale gjë për të cilën thotë se nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit. “Pse pas…

Lajme

07/10/2024 17:33

Deputeti i kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka pyetur se pse pushteti i rriti pensionet “pas katër vitesh”.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo nuk është rritje reale gjë për të cilën thotë se nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit.

“Pse pas katër vitesh në pushtet rriten pensionet?Pse nuk u rritën kur inflacioni ishte në kulm në fund të vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023”, ka shkruar Hoti.

Ai tutje është shprehur duke thënë se nëse pensionet dhe skemat sociale të indeksoheshin për inflacionin më herët nuk do të ishte kjo situatë,

“Sikur pensionet dhe skemat sociale të indeksoheshin për inflacionin, siç kam propozuar para dy vitesh, sot do të kishim situatë tjetër”, tha ai. /Lajmi.net/