Hoti për Qeverinë Kurti: Nuk njohin ligj, duan t’i interpretojnë ligjet qysh këta duan

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë për mos respektim të ligjit. Ai në emisionin Euro n’T7, ka thënë se Qeveria Kurti dëshiron të interpretojn ligjin qysh kanë dëshirë, transmeton lajmi.net. “Këta duan të interpretojnë ligjin, qysh këta duan të interpretohet. Kur ka një vendim të gjykatave,…

Lajme

13/12/2025 16:50

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë për mos respektim të ligjit.

Ai në emisionin Euro n’T7, ka thënë se Qeveria Kurti dëshiron të interpretojn ligjin qysh kanë dëshirë, transmeton lajmi.net.

“Këta duan të interpretojnë ligjin, qysh këta duan të interpretohet. Kur ka një vendim të gjykatave, të shkeljeve ligjore, këta nuk kthehen mbrapa me e rishiku vendimin, po thonë ligji është gabim. Kjo qeveri nuk njeh ligj, shkeljet ligjore janë sistematike dhe të qëllimshme”, tha ai ndër të tjera./lajmi.net/