Hoti për përfshirjen e PDK-së në Qeveri: Jemi stabil, nuk kemi arsye të hyjmë në kombinime të tjera

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni qeverisës është stabil.

Lajme

28/09/2020 10:09

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka deklaruar se partia e tij ka hequr vijat e kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Pas mbledhjes që mëngjesin e sotëm ka mbajtur Qeveria e Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti, u pyet nëse PDK-ja do të përfshihet në koalicion, raporton lajmi.net.

Hoti tha se koalicioni qeverisës është stabil dhe se sipas tij, nuk ka arsye që të hyjnë në kombinime të tjera.

“Unë besoj që duhet t’ia drejtoni kryetarit të LDK-së. Koalicioni qeverisës është duke funksionuar. Ju i patë edhe vendimet e rëndësishime që i morëm sot. Për aq kohë sa është stabile unë nuk shoh arsye që të hyjmë në kombinime tjera. Jemi duke respektuar marrëveshjen e koalicionit. Unë jam duke u kujdesuar që çdo ditë të respektohet kjo marrëveshje”, deklaroi Hoti. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/lajminet/videos/1059242904512034/