Hoti për deklaratën e Osmanit: “900 banda kriminale” s’është vetëm një statistikë e rreme, por autogol diplomatik që i bëhet Kosovës
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti e ka quajtur autogol diplomatike deklaratën e Presidentes Vjosa Osmani se “çmontuan 900 banda” dhe deklarata tragjikomike. “900 banda kriminale të shkatërruara’ nuk është vetëm një statistikë e rreme, por është autogol diplomatik që i bëhet Kosovës. Kjo nuk tregon sukses, por i jep botës mesazhin…
Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti e ka quajtur autogol diplomatike deklaratën e Presidentes Vjosa Osmani se “çmontuan 900 banda” dhe deklarata tragjikomike.
“900 banda kriminale të shkatërruara’ nuk është vetëm një statistikë e rreme, por është autogol diplomatik që i bëhet Kosovës. Kjo nuk tregon sukses, por i jep botës mesazhin e rremë se Kosova është e zhytur në krim të organizuar. Deklarata të tilla tragjikomike e ulin kredibilitetin e Kosovës dhe e dëmtojnë imazhin, duke e vendosur në listë me vendet problematike të botës. Kosova ka nevojë për lidership dinjitoz, serioz dhe të përgjegjshëm. Sigurisht se ky i fundit nuk është rasti i vetëm. Dëmi po mbetet, pavarësisht sqarimit, që po e dëshmon mungesën e seriozitetit”, ka shkruar Hoti.
Ai ka kritikuar Osmanin, e për çka thotë se fundi po i vjen e nuk pati asnjë shërbim vetëm se i shërbeu agjendës shtetërrënues të partnerit të saj.
“Kështu ndodh kur tentohet të përdoret çdo medium, në vend e jashtë, për t’i shërbyer partnerit të saj në krye të qeverisë. Detyrë e saj është të merret me ndërprerjen të partneritetit strategjik me SHBA, me sanksionet nga BE, me funksionimin joligjor të qeverisë, me emërimin e kryeprokurorit e raste të tjera. Këto i ka harruar. Fundi po vjen, asnjë rezultat, vetëm shërbim me devotshmëri në agjendën shtetrrënuese të partnerit të saj”, ka shkruar Hoti.