Hoti: Një aktgjykim nuk mund ta zbehë historinë e UÇK-së – Kriminal ishte regjimi i Millosheviqit, jo e drejta e popullit tonë për t’u çliruar
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së. Hoti tha se një aktgjykim nuk mund të zbehë historinë e UÇK-së, transmeton lajmi.net. “Kriminal ishte regjimi i Millosheviqit dhe aparati shtetëror serb që ushtroi gjenocid, dhunë e represion mbi Kosovën, jo e drejta e popullit tonë…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së.
Hoti tha se një aktgjykim nuk mund të zbehë historinë e UÇK-së, transmeton lajmi.net.
“Kriminal ishte regjimi i Millosheviqit dhe aparati shtetëror serb që ushtroi gjenocid, dhunë e represion mbi Kosovën, jo e drejta e popullit tonë për t’u çliruar.”, tha Hoti ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Një aktgjykim nuk mund ta zbehë historinë e UÇK-së dhe luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri.
Kriminal ishte regjimi i Millosheviqit dhe aparati shtetëror serb që ushtroi gjenocid, dhunë e represion mbi Kosovën, jo e drejta e popullit tonë për t’u çliruar.
Historia e UÇK-së nuk mund të gjykohet si histori kriminale.
UÇK-ja është pjesë e historisë së lirisë së Kosovës./lajmi.net/