Hoti: Nga Shtëpia e Bardhë te pezullimi i dialogut me SHBA-në – Kosova nuk e meriton këtë lidership
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj pezullimit të dialogut strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap prapa të madh në marrëdhëniet mes dy shteteve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoti ka kujtuar se vetëm pesë vite më parë,…

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj pezullimit të dialogut strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap prapa të madh në marrëdhëniet mes dy shteteve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoti ka kujtuar se vetëm pesë vite më parë, Kosova ishte në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa sot po përballet me suspension të partneritetit strategjik me aleatin më të rëndësishëm – SHBA-në.
“Shumë keq. Para pesë vitesh ishim në Shtëpinë e Bardhë. Sot suspendohet dialogu edhe për partneritet strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar Hoti, transmeton lajmi.net.
Ai ka drejtuar kritika të ashpra ndaj krerëve aktualë të institucioneve të Kosovës, duke i akuzuar se janë të përqendruar në debate politike të brendshme dhe sulme ndaj kundërshtarëve, në vend se të ruajnë raportet me partnerët ndërkombëtarë.
“Kosova nuk e meriton këtë lidership. Krerët e Kosovës të zënë me debate e fyerje ndaj gazetarëve, bizneseve e partive politike që nuk po i ndjekin në theqafjen e shtetit”, ka përfunduar ai./lajmi.net/