Hoti: Më 7 qershor, qytetarët do të votojnë për partneritetin strategjik të Kosovës me BE-në dhe SHBA-të
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se më 7 qershor qytetarët e Kosovës do të votojnë për partneriteti strategjik të Kosovës me BE-në dhe SHBA-në. Ai vlerësoi se ky partneritet nuk është vetëm përcaktim ekonomik dhe politik i Kosovës. Në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se është ekzistencial për…
Lajme
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se më 7 qershor qytetarët e Kosovës do të votojnë për partneriteti strategjik të Kosovës me BE-në dhe SHBA-në.
Ai vlerësoi se ky partneritet nuk është vetëm përcaktim ekonomik dhe politik i Kosovës.
Në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se është ekzistencial për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve.
“Më 7 qershor, qytetarët e Kosovës do të votojnë PËR partneritetin strategjik të Kosovës me BE dhe SHBA. Ky partneritet nuk është vetëm përcaktim ekonomik dhe politik i Kosovës, është ekzistencial për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Hoti.
Në statusin e tij ai ka treguar për marrëveshjet e rëndësishme që qeveritë e mëhershme kanë nënshkruar me BE-në dhe SHBA-të.
“Pas shpalljes së pavarësisë më 2008, qeveritë e njëpasnjëshme kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim dhe partneritet strategjik të Kosovës me aleatët perëndimorë. Në këto marrëveshje hyjnë partneritetet bilaterale, anëtarësimet në organizata ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN, dhe marrëveshjet e borxhit shtetëror për projekte strategjike etj. Në mesin e këtyre marrëveshjeve, dy janë kryesoret, që mund të konsiderohen marrëveshje historike pasi e kanë përcaktuar partneritetin afatgjatë të Kosovës me aleatët euro-atlantikë, e para me BE-në dhe e dyta me SHBA-në”, ka shkruar ai./Lajmi.net/