Hoti: LDK-ja nuk e voton propozimin e sotëm të Kurtit

Avdullah Hoti, zëvendëskryeministër i parë i vendit, ka deklaruar se partia e tij, LDK, nuk do ta votojë propozimin e sotëm të kryeministrit, Albin Kurti, për taksën.

Lajme

27/02/2020 21:53

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, në T7 ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë në mbledhjen e qeverisë propozimin e sotshëm të Kurtit për heqjen e taksës.

“LDK-ja nuk e voton në mbledhjen e qeverisë propozimin e Kurtit për heqjen e taksës”, është shprehur Hoti.

Hoti tutje tha se “Nëse Serbia nuk reflekton, ne shkojmë me masën e reciprocitet”.

Lexo edhe: 

Hoti: LDK nuk rri në qeveri nëse nuk hiqet taksa pa kushte

Gjithashtu Hoti tha se nëse nesër hiqet taksa pa kushte dhe pa reciprocitet, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për dialog.

“Nëse taksa hiqet nesër, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për ta rifilluar dialogun”, është shprehur Hoti.

“Java tjetër është momentum i rëndësishëm në zhvillimin e dialogut”, shtoi Hoti.

Lexo edhe: 

“Nëse do ta heq taksën pa kushte, Albin Kurti të martën do të jetë në Shtëpinë e Bardhë”