Hoti kritikon Kurtin: Nuk ka çka tregon për qeverisjen e tij

Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit, Albin Kurti. Hoti në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook tha se Albin Kurti nuk ka se çka të tregojë për qeverisjen e tij, transmeton lajmi.net. ‘‘Kurti, si mashtrues që është, kapet pas frazave dhe shan qeveritë e kaluara. Nuk…

Lajme

11/01/2025 20:39

Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit, Albin Kurti.

Hoti në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook tha se Albin Kurti nuk ka se çka të tregojë për qeverisjen e tij, transmeton lajmi.net.

‘‘Kurti, si mashtrues që është, kapet pas frazave dhe shan qeveritë e kaluara. Nuk flet për qeverisjen e tij se nuk ka çka tregon, absolutisht asgje. Nuk ka as çfarë ofron për mandatin tjetër.

Provon me dëshpërim të nxjerrë fjalë të shtrembëruara, të përgatitura nga komisarët politikë të stilit komunist.

Ky episod fatkeq i qeverisjes në Kosovë merr fund me 9 shkurt. Ai e di këtë’’, ka shkruar ai.

Zgjedhjet qendrore mbahen me 9 shkurt në Kosovë, teksa sot partitë politike kanë hapur zyrtarisht fushatat zgjedhore./Lajmi.net/