Hoti komenton përpjekjet e opozitës për ta formuar Qeverinë: Ne e kemi dëshmuar që për interesa shtetërore jemi në ballë të përgjegjësisë

Deputeti i LDK-së, Avdullha Hoti, ka komentuar përpjekjet e opozitës për të formuar qeverinë e re, nëse një gjë të tillë dështon ta bëjë LVV-ja. Ai ka vlerësuar se diskutimet për këtë çështje duhet të bazohen të programet dhe jo të përgjegjësitë institucionale. Hoti ka thënë se LDK-ja vazhdimisht ka treguar se është e gatshme…

Lajme

12/04/2025 08:58

Deputeti i LDK-së, Avdullha Hoti, ka komentuar përpjekjet e opozitës për të formuar qeverinë e re, nëse një gjë të tillë dështon ta bëjë LVV-ja.

Ai ka vlerësuar se diskutimet për këtë çështje duhet të bazohen të programet dhe jo të përgjegjësitë institucionale.

Hoti ka thënë se LDK-ja vazhdimisht ka treguar se është e gatshme të marrë përgjegjësi kur janë në pyetje interesat e vendit.

“Besoj se kushtëzimi i bashkëpunimit me cilëndo parti duhet të bazohet fillimisht në objektiva programore për qeverisje. Sigurisht se edhe përgjegjësitë në institucione janë të rëndësishme, por ato vijnë pas dakordimit për objektiva programore. Ne e kemi dëshmuar që për interesa shtetërore jemi në ballë të përgjegjësisë. Asnjëherë nuk kemi ikur nga temat që janë vitale për vendin”, ka thënë Hoti për Nacionale.