Hoti: Javën e ardhshme Qeveria miraton ndarjen e 23 milionë eurove për pensionet

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, thotë se javën e ardhshme, Qeveria do të miratojë fondin e skemës pensionale, i cili ka rritje prej 23 milionë euro.

Lajme

25/10/2015 12:15

Hoti thotë se pastaj është në dorën e Kuvendit, që ta miratojë ligjin e buxhetit për vitin 2016, raporton lajmi.net.

F”ondi i skemës pensionale rritet për 23 milionë euro, ashtu si kam thënë të premten në konferencë me FMN. Kjo është punë e kryer”.

“Intervista e KosovaPress është e vjetër para një jave, kur ne ishim duke diskutuar me FMN dhe Ministrin Abrashi për shumën që ndahet për pensione”.

“Buxheti me këtë ndarje shtesë prej 23 mil do te aprovohet ne Qeveri javën që vjen. Mandej varet nga Kuvendi sa shpejt e aprovon ligjin e buxhetit për 2016”, ka shkruar Hoti në Facebook./lajmi.net