Hoti ia kthen Haradinajt: Qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se politika nuk duhet të përzihet në drejtësi dhe këtë e kanë bërë me vendimet që kemi marrë në këta muaj të qeverisjes.

Lajme

24/10/2020 14:46

Hoti ka shkruar në Facebook, drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë.

“Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve. Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor. Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër, ky reagim i Hotit mund të shihet si përgjigje ndaj reagimit të kryetarit të AAK-së, njëherit partner qeverisës i Hotit, Ramush Haradinaj i cili tha se shkarkimi i task-forcës shkakton pasiguri juridike. /Lajmi.net/ 

 

Haradinaj kundër Hotit: Shkarkimi i task forcës kundër korrupsionit shkakton pasiguri juridike