Hoti fton buxhetorët të zbatojnë Ligjin për faljen e borxheve

Ministria e Financave përmes një komunikate për media ka ftuar të gjitha organizatat buxhetore të zbatojnë Ligjin për faljen e borxheve publike, i cili është në fuqi që nga 3 shtatori i këtij viti.

Lajme

22/10/2015 11:54

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka krijuar të gjitha kushtet legjislative dhe ekzekutive në mënyrë që organizatat buxhetore të zbatojnë Ligjin për faljen e borxheve publike”.

“Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, Qeveria e ka aprovuar edhe Udhëzimin Administrativ (QRK) – Nr. 04/2015 për procedurat e faljes së borxheve publike i cili parashihet me Ligji për Faljen e Borxheve, me qëllim të specifikimit të obligimeve të cilat dalin nga ky ligj”, thuhet në komunikatë, raporton lajmi.net.

Gjithashtu, Ministria e Financave ka krijuar Komisionin i cili është në dispozicion të Organizatave Buxhetore për të dhënë ndihmën dhe shpjegimet e nevojshme.

“Me këtë rast ftohen të gjitha Organizatat Buxhetore dhe Ndërmarrjet Publike që të përmbushin obligimet e tyre sipas Ligjit për faljen e borxheve dhe Udhëzimit Administrativ për procedurat e faljes së borxheve publike”, thuhet në fund të komunikatës./lajmi.net