Hoti flet me ambasadorët e BE-së pas kritikave të ashpra për shuarjen e Taskë Forcës anti-korrupsion
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur sot me përfaqësuesin e BE-së si dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së.

Lajme
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, shkruan lajmi.net.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një takim virtual me përfaqësuesin Special të BE-së dhe ambasadorët e vendeve anëtare të Unionit Evropian, shprehu vendosmërinë e Qeverisë për vendosjen e ligjshmërisë dhe adresimin e të gjitha sfidave në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatë.
“Ky takim erdhi pas bashkëbisedimit që Kryeministri Hoti, zhvilloi dje me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, ku u zotua për thellimin e bashkëpunimit me qeveritë e këtyre vendeve në fushën e sundimit të ligjit”, thuhet tutje aty.
Ky takim i Hotit vjen pas kritikave nga disa ambasadorë të huaj në vend për shuarjen e Taskë Forcës kundër korrupsion.
Kjo e fundit nuk dihet nëse ka qenë temë diskutimit në këtë takim. /Lajmi.net/